Vllaznia harron të fitojë

Futboll

Vllaznia harron të fitojë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:21
Vllaznia harron të fitojë

Vllaznia e Thomas Brdaric ka harruar si fitohet. Bylis bëri surprizën e madhe në javën e 24-t të Kategorisë Superiore duke mposhtur 2-1 me përmbysje shkodranët brenda në Loro Boriçi në një ndeshje që u dominua për pjesën më të madhe të kohës nga Vllaznia dhe që krijoi përshtypjen se kuqeblutë do riktheheshin te fitorja, porn ë fund festa ishte e gjitha për ballshiotët që morën tre pikë me shumë peshë thelluan krizën e Vllaznisë që e çoi në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore. Sfida e Loro Boriçit nisi me Vllazninë më kërkuese.

Në minutën e 6-të këmbëngulja e togolezit Elom për pak sa nuk u shpërblye, por anësori afrikan nuk goditi portën dhe në fund gaboi në pasimin për Dilaver.

Në minutën e 10-të erdhi edhe kundpërgjigjia e Bylis, por Zogovic tregohet më i shpejtë dhe i paraprin Ndrecës që po dilte i vetëm përballë portierit të Vllaznisë. Në të 14-ën Vllaznia u shpërbyle. Kuqeblutë kaluan në avantazh, një krosim i Ardit Krujës nga e djathta gjeti të lirë në qëndër të zonës Haris Dilaver i cili devijoi topin me gju duke mposhtur Pano Qirkon për golin e tij të 7-të në këtë sezon. 6 minuta më pas Vllaznia ishte shumë pranë golit të dytë, por Elom nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim me goditjen e që shkoi për fare pak lart kuadratit. Në të 35-ën u regjistrua një tjetër mundësi e shkëlqyer për Vllazninë. Pas disa veprimeve të bukura teknike, Demir Imeri nxorri në një pozicion të mirë goditës Elom, por tentativa e togolezit ishte tërsërisht e gabuar dhe shkoi lart portës. Në minutën e 40-të kombinime të bukura mes Dilaver dhe Imerit por goditja e këtij të fundit ishte e lehtë dhe u dërgua në këndore nga Qirko.

Me avantazhin minimal të shkodranëve u mbyll pjesa e parë ndërkohë që edhe në fillimin e fraksionit të dytë rastet më të mira për gol i kishte skuadra e Brdaric. Në të 51-ën provoi Dilaver por reagoi mirë Pano Qirko, ndërkohë që në vazhdimin e aksionit Kruja nuk gjeti portën. Në të 58-ën tjetër mundësi e mirë për Vllazninë, por Dilaver goditi vetëm rrjetën e jashtme pas asistit të Imerit. Bylis pavarsisht se shikonte shpesh nga porta e Vllaznisë i mungonte pasimi i fundit për të rrezikuar portën e Zogovic. Në të 69-ën ishin sërish shkodranët të rrezikshëm, por goditja me kokë e Adilit u devijua në këndore nga Pano Qirko. Por atëherë kur askush se priste Bylis me shumë fat ndëshkoi Vllazninë pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 76-të me të sapofuturin në lojë sulmuesin Renato Spahiu, që u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të mposhtur Zogovic pas një topi të larguar jo mirë nga portieri i kuqebluve. Në minutën e 83-të iu afrua përmbysjes së madhe, por goditja e Antony nuk gjeti portën.

Shansin e artë për të dalë me tre pikë nga ky duel Bylis e kishte 1 minutë para fundit të kohës së rregullt, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë, me ballshiotët që ishin 3 kundër 2, Antony nuk finalizoi siç duhet duke goditur mbi traversë. Atë që se bëri në të 89-ën, Antony e bëri realitet në minutën e 94-t duke kthyer në gol një 11-metërsh për t’i dhënë një fitore të madhe me përmbysje Bylisit.

Në minutën e 92-të pas një tjetër kundërsulmi të shpejtë të mallakastriotëve, gjyqtari Beqiri akordoi penallti për një faull të Gurishtës ndaj Haris Harbës, me Antony që nuk gaboi duke i dhënë fitoren e dytë në transfertë Bylisit në këtë sezon dhe  3 pikë jetike në garën për mbijetesë. Sfida u mbyll me protestat e shkodranëve ndaj gjyqtarit Beqiri, ndërkohë Vllaznia pas kësaj disfate është zyrtarisht në krizë dhe të shtunën mund të lëshojë kreun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat