Roma demolon skuadrën ukrainase, Kumbulla zverdhet

Futboll

Roma demolon skuadrën ukrainase, Kumbulla zverdhet

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:53
Roma demolon skuadrën ukrainase, Kumbulla zverdhet

Roma pa ndonjë problem e ka demoluar me rezultat 3:0 Shakhtar Donetsk-in, në takimin e parë të tetës së finales së Europa League. 

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, u paraqit standard për Romën, duke treguar angazhim në këtë fitore bindëse. 

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të. 

Roma shënoi fitore bindëse në fushë të vet dhe krijon një epërsi të mirë për sfidën e kthimit. 

Golat i shënuan Pellegrini (23'), El Shaarawy (73') e Mancini (77').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat