Nuhiu me rekord në derbin e madh të Kosovës

Futboll

Nuhiu me rekord në derbin e madh të Kosovës

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:03
Nuhiu me rekord në derbin e madh të Kosovës

Drita është lider i Kampionati të Kosovës, ka 53 pikë, dy më shumë se Ballkani dhe tre se Prishtina.  Drejtuesit e klubit Drita nga Gjilani, kanë shprehur fjalë miradije për kryetrajnerin Ardian Nuhiu.  

Drita sot ka fituar derbin e madh, me rezultat 2:0 kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 24-të.

“Ardian Nuhiu, trajneri që bënë ligjin në derbi!

Trajneri jonë Ardian Nuhiu është trajneri me më së shumti derbi të fituara në histori të klubit.

Nën drejtimin e trajnerit Nuhiu, nga tetë derbi që ai ka drejtuar, pesë prej tyre i ka fituar, dy herë ka barazuar dhe vetëm një e ka humbur.
Maestro Nuhiu”, shkruan në faqen e FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat