Trajneri i Drenicës: Më vjen të futem dhe t’i grushtoj futbollistët

Futboll

Trajneri i Drenicës: Më vjen të futem dhe t’i grushtoj futbollistët

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:24
Devolli

Drenica ka lëshuar një mundësi tejet të mirë për të marrë fitore në udhëtim te Llapi, pasi që kishte epërsinë e dy golave deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj skuadre, Bledar Devolli u pa tejet i nervozuar pas ndeshjes, teksa pati një mesazh të qartë për futbollistët e tij.

“Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushta dhe shqelma futbollistët. Ata falën gjakun dhe mundin që kemi bërë gjatë gjithë javës, por edhe në këtë përballje. Më vjen inat sepse disa futbollistë akoma nuk e dinë se çfarë force kemi. Jo cila do skuadër vjen i shënon tre gola këtu.

Ne kemi dashur ta mbyllim ndeshjen sa më herët dhe ta vendosnim Llapin poshtë tabelës, pasi që e kemi rival direkt për mbijetesë.

Megjithatë, unë jam i kënaqur me disa gjëra, ndërkohë me disa gjëra tjera jo, për të cilat na mbetet të punojmë, të marrim pika dhe ta sigurojmë ekzistencën”, deklaroi Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat