Berisha portier luksi në Serie B

Futboll

Berisha portier luksi në Serie B

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:52
Berisha portier luksi në Serie B

Etrit Berisha është një nga pikat e forta të Spalit këtë sezon në Serinë B. Mirëpo, një portier me të shkuar në Serinë A, me skuadra të rëndësishme si Lacio apo Atalanta, konsiderohet luks për këtë kampionat.

“Të kesh titullar Etrit Berishën në Serinë B, është një superluks”, shkruajnë mediat pranë skuadrës së Spalit. Në 17 ndeshje zyrtare, Spal nuk ka pësuar gol në 35% prej tyre, ku meritë kryesore për këtë ka portieri shqiptar.

Shpërndarja e këtyre ndeshjeve është e tillë që gardiani kuqezi nuk ka pësuar gol në një ndeshje të kupës dhe pesë të tjera në kampionat.

Spal gjendet në vend të tetë, në zonën “play off” për ngjitjen në Serinë A dhe vetëm 9 pikë nga Empoli kryesues i ligës së dytë italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat