Befasia e ditës, Allegri në Ukrainë?

Futboll

Befasia e ditës, Allegri në Ukrainë?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:36
Massimiliano Allegri

Befasia e ditës në botën e futbollit ka ardhur nga tabloidi ukrainas “Match TV”.

Ish-trajneri i Juventus-it, aktualisht pa punë, është në bisedime serioze me klubin e Shakhtar Donetsk.

Negociatat janë larg përfundimit, por e sigurt është që po shkojnë në drejtimin e duhur.

Shakhtar është gati të paguajë një pagë stratosferike për Allegrin që të sigurojë uljen e tij në stolin e tyre.

Klubi ukrainas aktualisht menaxhohet nga portugezi Luis Castro, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor të këtij viti.

Një kalim i mundshëm i Allegri-t në Ukrainë do të ishte surprizë për të gjithë botën e futbollit.

Duke qenë një ndër trajnerët më të vlerësuar në botë, Allegri ka pasur oferta nga ekipe të mëdha si Chelsea, Real Madrid, Roma dhe Marseille.

Allegri u largua nga Juventus në fund të sezonit 2018/’19, për shkak se mendonte që ekipi dhe vetë ai kishin nevojë për një frymë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat