Koeman shpall 'ushtarët', me të cilët synon përmbysjen e madhe

Futboll

Koeman shpall 'ushtarët', me të cilët synon përmbysjen e madhe

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:09
Koeman shpall 'ushtarët', me të cilët synon përmbysjen e madhe

Kjo është lista e lojtarëve, që Ronald Koeman do të ketë me vete në Paris, në sfidën e kthimit ndaj PSG-së, në përpjekje për të përmbysur disavantazhin e thellë 4-1 të ndeshjes së parë në “Camp Nou”.

Pasi bëri të njëjtën gjë në Kupën e Mbretit me Sevilla, shto këtu edhe rezultatet e mira në kampionat, katalanasit kanë ende shpresë për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Misioni është shumë i vështirë, por nuk konsiderohet i pamundur, shkruan telesport.

Ronald Araujo, pasi u kthye disa minuta kundër Sevilla dhe u zëvendësua në të njëjtën ndeshje për shkak të shqetësimit, nuk grumbullohet. Në seancën e trajnimit të mëngjesit të sotëm, ai ka bërë punë me grupin vetëm pak. Pra, nuk është rikuperuar ende. Jashtë kësaj transferte delikate mbetet edhe qendërmbrojtësi Gerard Pique. Junior Firpo, i cili nuk u stërvit të hënën për shkak të sëmundjes, ishte në rregull sot dhe është përfshirë në “ekspeditën” franceze.

Nga filiali i klubit, trajneri holandez vazhdon të llogarisë Mingueza dhe Iñaki Peña, tashmë të zakonshëm, së bashku me Ilaix Moriba, i cili, pas minutave të shkëlqyera dhe golit të tij të parë, do të kërkojë të debutojë në garën më madhore europiane për klubet. Konrad de la Fuente, gjithashtu ka hyrë në listë.

Ja lojtarët e thirrur për ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Champions-it ndaj PSG: Ter Stegen, Dest, Busquets, Griezmann, Braithwaite, Messi, Dembélé, Riqui Puig, Neto, Lenglet, Pedri, Trincao, Jordi Alba, Matheus, De Jong, Umtiti, Junior, Iñaki Peña, Ilaix, Mingueza dhe Konrad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat