Tri ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë

Futboll

Tri ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:23
Tri ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë

Java e 17-të në dy grupet e Ligës së Parë do të përfundojë sot.

Në program janë për tu zhvilluar tri takime mjaftë interesante, një në Grupin A dhe dy të tjera në Grupin B, shkruan Gazeta Olle.

Do të ketë një derbi në rrafshin e Dukagjinit, pasi Onix do të jetë nikoqir i Vëllaznimit.

Vendasit janë më komod në tabelë, derisa gjakovarët kanë nevojë për pikë dhe synojnë që të rikthehen me pikë të fituara nga kjo përballje.

Interesant pritet të jetë në dy sfidat e Grupit B, ku Ulpiana që po kërkon rikthimin në Superligë pret Ferizajn.

Ndeshja tjetër në këtë grup është ajo mes Kikës dhe Flamurtarit.

Që të trija sfidat do të fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat