Ka një datë për ndeshjen Juventus - Napoli

Futboll

Ka një datë për ndeshjen Juventus - Napoli

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:11
Ka një datë për ndeshjen Juventus - Napoli

Është caktuar data e ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit që nuk u zhvillua me 4 tetor 2020.

Ishin "Napolitanët" që nuk udhëtuan në Torino pasi kishin shumë raste pozitive me COVID-19.

Në fillim, Seria A vendosi që Juventus të fitojë në tavolinë, por pastaj me apelimin e vendimit nga Napoli, u vendos që ndeshja do zhvillohet, por data nuk u caktua.

Së fundmi, Seria A ka konfirmuar se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do zhvillohet me 17 mars 2021 me fillim nga ora 18:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat