Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest, ka deklaruar se skuadra e Barcelonës është në garë për titullin e La Ligas.
Barcelona doli triumfuese nga udhëtimi në Sevilla, “Blaugranët” arkëtuan tre pikë dhe tani gjenden në pozitën e dytë në tabelë me vetëm dy pikë larg liderit, Atletico Madridit.
Pas ndeshjes, mbrojtësi amerikan u shpreh optimist për rrugëtimin e Barçës në të ardhmen, ku tha se titulli i La Ligas është objektiv i tyre.
“Mendoj se është fitore e rëndësishme, sepse jemi ende ne garë për të fituar titullin”, tha ai.
“Kjo sepse në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas ne humbëm, pra mendoj se është vërtet mirë për skuadrën”, tha Dest.
“Të fitosh tre ndeshje rresht është mirë, ne kemi ndeshjen e ardhshme ndaj Sevillas pas katër ditësh, kështu që duhet të fitojmë edhe atë ndeshje poashtu”, përfundoi Sergino Dest.
Tani, Barcelona zë vendin e dytë përkohësisht me 53 pikë, dy më pak se Atletico Madrid dhe një më shumë se Real Madrid që qëndron në pozitën e tretë.