Derbi me Interin, tifozët i shkojnë Milanit në stërvitje

Futboll

Derbi me Interin, tifozët i shkojnë Milanit në stërvitje

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Derbi me Interin, tifozët i shkojnë Milanit në stërvitje

Ditën e nesërme do të luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit, një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për kryesimin.

Motivimi në derbi është sigurisht në maksimum, por për t’i dhënë zemër kuqezinjve kanë menduar tifozët. Duke parë situatën e skuadrës, e cila vjen nga humbja në kampionat me Specian dhe barazimi me Crvenën në Europa Ligë, tifozët kanë vizituar lojtarët ditën e sotme në qendrën stërvitore “Milanello”.

Brohoritje dhe mbështetje për skuadrën, teksa u vendos edhe një banderolë ku shkruhej: “90 minuta në sulm, derbi fitohet”.

Pas kësaj, lojtarët dhe stafi i Milanit kanë përshëndetur rreth 300 tifozët që ndodheshin jashtë qendrës stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat