Fillim i vështirë për Aro Muriç në Holandë

Futboll

Fillim i vështirë për Aro Muriç në Holandë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Fillim i vështirë për Aro Muriç në Holandë

Pasi në ndeshjen e parë pësoi plot pesë gola, portieri i Kosovës, Arijanet Muric nuk po kalon më mirë as në ndeshjen e tij të dytë në Eredivisie të Holandës.

Skuadra e Muriqit, Willem II po pëson 5:0 nga Utrechti, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit holandez. Utrechti herët krijoi epërsi bindëse.

Shënoi tre gola për 19 minuta lojë. Muriqi ka pasur punë edhe në aksione tjera.

Ai të dielën pranoi pesë gola në ndeshjen ndaj Feyenoordit (5:0).

Muric është huazar te Willem II nga Manchester City. Por përfundimisht ka shpresuar në start më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat