Turpi i Zvezdës dhe i Serbisë para Milanit, ja si përmendet Kosova 

Futboll

Turpi i Zvezdës dhe i Serbisë para Milanit, ja si përmendet Kosova 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Turpi i Zvezdës dhe i Serbisë para Milanit, ja si përmendet Kosova 

Klubi famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, si gjithmonë njihet me provokime të llojit të vet!

Dje në ndeshjen e të tetës së finales së Europa League në futboll, mes Cërvena Zvezdës dhe Milanit, që u zhvillua në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, u vërejt pankarta e madhe me thirrje të turpshme kundër Kosovës!  

Skenarët e tillë të Zvezdës me këlyshët e tyre siç janë tifozët “Delija”, që moti janë të njohur, qysh nga fillim vitet e 90-ta! 

"Mbështetni popullin serb në Kosovë e Metohi", shkruan në pankartë. 

Ky është një skandal i madh para syve të UEFA-së, sepse të lejohen kësi idiotizma, kësi lloji pankarta në ndeshjes evropiane, aq me tepër në një ndeshje ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, Milani, kjo nuk do tjetër koment, pos mendësi primitive e Serbisë apo që haptas e shpreh urrejtjen ndaj shqiptarëve si gjithmonë.

“Kur të vjen një ekip si Milan në stadium dhe përsëri fokusi juaj kryesor është Kosova! E tmerrshme...”, shkruan në faqen shqip të ”acmilan-news”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat