Rexhbecaj: Do ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë

Futboll

Rexhbecaj: Do ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Rexhbecaj: Do ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë

Mesfushori i Koln, Elvis Rexhbecaj që është duke shkëlqyer në Bundesliga ka thënë se e ka ëndërr të luante për Gjermaninë.

Talenti kosovar përfaqëson kategoritë e reja të Gjermanisë, mirëpo nëse dëshiron mund të përfaqësojë edhe Kosovën.

Por, ai ka zbuluar të kundërtën kur u pyet lidhur me përfaqësimin e Gjermanisë nga Kicker.

“Do më bënte krenar dhe do më jepte motivim shtesë. Do ishte ëndërr të luaja për Gjermaninë në Olimpiadë”, tha ai.

Ndërsa, mbetet të shihet vendimi përfundimtar i Rexhbecaj në muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat