FSHF-ja uron popullin e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë

Futboll

FSHF-ja uron popullin e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:36
FSHF-ja uron popullin e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka uruar popullin e Kosovës me rastin e ditës së Pavarësisë.

Kosova sot, më 17 Shkurt, feston 13-vjetorin e shpalljes shtet të pavarur, demokratik dhe sovran.

Populli i Kosovës është uruar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila natyrisht se në veçanti ka uruar homologët nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kujtojmë se dje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për nder të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë dhe pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat