Ibra-Lukaku, Prokurori federal sot do marrë në pyetje belgun

Futboll

Ibra-Lukaku, Prokurori federal sot do marrë në pyetje belgun

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:07
Ibra-Lukaku, Prokurori federal sot do marrë në pyetje belgun

Derbi në Coppa Italia ndërmjet rivalëve të qytetit, Inter dhe Milan u bë temë e polemikave shkaku i një përplasje ndërmjet Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Futbollistët ishin kacafytur dhe kishin shkëmbyer ofendime me njëri tjetrin, ku më pas janë dënuar nga një ndeshje mos-lojë nga Komisioni Disiplinor.

Por, pavarësisht kësaj, Prokurori federal, Giuseppe Chine ka hapur një hetim mbi rastin në fjalë.

Në kuadër të hetimit, Chine ka thirrur edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili është distancuar nga çdo formë ose akuzë raciste të drejtuar ndaj tij.

Tani, radha është për Romelu Lukaku, I cili do të paraqitet para prokurorit Chine, përmes një video-konference.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Lukaku do të jap dëshminë e tij ku hipoteza më e mundshme është që të konfirmohet se ka pasur “Sjellje antisportive”.

Në rast të shkeljes së kodit penal nr 28, për gjykime sportive, atëherë dënimi mund të jetë më i rëndë nga Prokurori federal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat