​Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester

Futboll

​Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Fabinho

Gjiganti anglez Liverpool do të jetë pa Fabinhon kundër Leicester City-t, ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

Braziliani do të mungojë në derbin e nesërm, pasi ka pësuar një lëndim në muskul të këmbës.

“Fabinho nuk do të jetë i gatshëm. Përsëri është një lëndim i lehtë në muskul, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, tha Klopp në konferencën për media.

Po ashtu, Klopp u pyet nëse Fabinho do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig, përgjigja e tij nuk u duk pozitive.

“Momentalisht nuk e di, duhet të shikojmë. Sinqerisht nuk e di”, ka shtuar tekniku gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat