Sekreti i Matthijs de Ligt

Futboll

Sekreti i Matthijs de Ligt

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt vazhdon të befasojë si në fushë, ashtu edhe jashtë fushe te Juventusi. 

De Ligt u transferua në Juventus nga Ajaxi në verën e vitit 2019, për një shumë prej 75 milionë euro, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, sipas “CorrieredelloSport”, ai mbanë tash e dy vite të njëjtat këpucë sportive në ndeshje të mëdha.

Sipas artikullit, holandezi ka një besëtytni që nga koha kur ishte pjesë e Ajaxit, ajo kohë ishte tejet e rëndësishme për të dhe njëra nga periudhat më të mira të jetës së tij.

Këto këpucë ai i mban që nga prilli i vitit 2019, qoftë në stërvitje apo në disa ndeshje.

Jo modelin e njëjtë, por këpucët e njëjta, dhe shihet se i ka të modifikuara, pasi janë vjetruar tej mase.

Image

Bëhet fjalë për modelin, Adidas X 18.1 “White&Solar Yellow”, dhe me të dëgjuar këtë, kompania i kishte ofruar një model special që ta mbajë vetëm ai, por 21 vjeçari kishte refuzuar.

Ai i kishte këto këpucë ndaj Interit në gjysmëfinale, ku edhe Juventusi siguroi finalen, ndërsa holandezi arriti ta përballojë dyshen e sulmit Lukaku – Latuaro mjaftë mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat