Kurti i revoltuar: I vogël në arenë i ‘madh’ në pushtet! FFK bashkë me FVK-në, marre

Futboll

Kurti i revoltuar: I vogël në arenë i ‘madh’ në pushtet! FFK bashkë me FVK-në, marre

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Kurti i revoltuar: I vogël në arenë i ‘madh’ në pushtet! FFK bashkë me FVK-në, marre

Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë. Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, është i revoltuar që nuk është ftuar për këtë sfidë revyale. 

Ish futbollisti i Trepçës, Prishtinës, Besëlidhjes, Besianës etj. ka kritikuar ashpër që nuk nuk u ftua dhe i ka mbetur hatri goxha fortë.

“Unë si futbollist i pavarësimit,  veteran i futbollit të Kosoves dhe i Kombëtares së Kosovës, a thua pse nuk mora kurrë asnjë ftesë kurrë jo veç unë!

A mos vallë nuk kam luajtur futboll në Kosovë apo se kam merituar, ndoshta edhe kam qenë një futbollist shumë i vogël në pjesën e dallavereve !

Veteran i futbollit dihet kush është, kanë emra dhe mbiemra, rezervistët si ju që keni vrapuar gjithmonë për të hyrë në stadiume, ju njoh ëe gjithëve një nga një!

Unë dhe shokët  e mi që kanë luajtur me talent jo me të njofshëm nuk ftohen se s’kanë interes apo diçka e tillë!
 FFK bashkë me FVK-në, marre. 

Veteranët që dhanë gjithçka dhe jo veç mos respektimi yne dihet i vogli në pushtet nuk ka mëshirë! 
Pershendetje: Xhevat Kurti, disa vite ndër futbollistët  më të mirë të Kosovës”, reagon ashpër Kurti përmes një postimi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat