Demiri e ka fituar gjyqin me ish ekipin e tij

Futboll

Demiri e ka fituar gjyqin me ish ekipin e tij

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Demiri e ka fituar gjyqin me ish ekipin e tij

Besir Demiri e ka fituar gjyqin me ish ekipin e tij, MSK Zilina, për shkak se sllovakët e ndërprenë kontratën me mbrojtësin e majtë pa asnjë arsye. E gjitha ndodhi gjatë pandemisë, teksa Zhilina largoi shumë lojtarë me pretekstin se nuk i përballonte dot financiarisht.

Mes tyre ishte edhe shkupjani, Besir Demiri, i cili përmes avokatëve të tij e çoi çështjen në FIFA dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtë ish mbrojtësit të FC Shkupit dhe Shkëndijës, i cili aktualisht luan në Superligën shqiptare me fanellën e Kukësit.

Kërkesa e Demirit është pranuar pjesërisht dhe Zilina duhet të derdhë në llogarinë e mbrojtësit shumën e 180 mijë eurove, plus një interes prej 5 për qindësh nga qershori, kur edhe klubi sllovak duhet ta kishte paguar shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, ka shkruar infosport..

Zilina, në rast se nuk e paguan Demirin brenda 45 ditësh dënohet me mbylljen e merkatos në tre sesione, ndërsa më pas mund të merren edhe penalizime të tjera nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat