Vdes sportisti i dalluar prizrenas 

Futboll

Vdes sportisti i dalluar prizrenas 

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Xhavit Elshani

Ka ndërruar jetë Xhavit Elshani, ish futbollist dhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Klubi me renome i futbollit Liria nga Prizreni, është thellë e pikëlluar me ikjen në amshim të Elshanit. 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të atdhetarit  dhe sportistit të dalluar prizrenas, njeriu i cili kontriboi dhe  punoi për sportin në veçanti për futbollin, para dhe pas luftës. 

Pra, sot Prizreni dhe Përdrinia humbën mikun, shokun  bashkëlojtarin  e sportistin e dalluar Xhavit Elshani. E nderuara familja Elshani më lejoni që në emër të  KF ‘Liria‘  Prizren, t’ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta për humbjen e djalit- familjarit tuaj.

Kujtimi për të do të trasoj guximshëm rrugën e lavdisë së sportit –futbollit prizrenas. Lamtumirë, Xhavit! Dritë pastë shpirti yt luftarak!” , shpreh ngushëllime Qemal Krasniqi, kryetar i KF Lirisë. 

Mirsad Qollaku, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, është i tronditur me vdekjen e Elshanit. “Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Xhavit Elshani – Leopardi. 

Xhaviti jo vetëm që ishte ndër të parët që kapi pushkën për të luftuar për lirinë e vendit, por ishte gjithashtu edhe një dashamir i madh i sportit e sidomos futbollit.

Xhaviti ishte pjesë e disa klubeve të futbollit në regjionin e Prizrenit duke dhënë kontribut si futbollistë dhe më pastaj edhe si aktivist në organizimin e shumë turneve në futboll, si para ashtu edhe pas luftës.

Përndryshe Xhavit Elshani ishte edhe shok i ngushtë i dëshmorit, Përparim Thaçi, dhe të dy jo vetëm që ishin futbollistë të mire, por edhe luftëtar të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta!
Lavdi punës dhe veprës së Xhavit Elshanit!”, ka shkruar Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat