Mavraj: Dua ta mbylli karrierën në Superligën e Kosovës

Futboll

Mavraj: Dua ta mbylli karrierën në Superligën e Kosovës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Mavraj: Dua ta mbylli karrierën në Superligën e Kosovës

Mbrojtësi i njohur shqiptar, Mërgim Mavraj, ka zbuluar një ëndërr të tij.

Futbollisti që ka bërë karrierë në Bundesliga 1 dhe 2, por edhe në Greqi, dëshiron që karrierën ta mbyll në Kosovë.

“Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën”.

“Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Greuther Fürth vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr”, ka thënë Mavraj për Panoramasport.

Mbrojtësi me prejardhje nga Istogu mund të tërheq vëmendjen e shumë klubeve në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat