I shkakton humbje Dinamos

Futboll

I shkakton humbje Dinamos

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:33
I shkakton humbje Dinamos

Një surprizë vjen nga Kategoria e Parë atje ku Erzeni ka arritur që t’i shkaktojë humbje Dinamos.

Ekipi që ndodhet në vendin e parafundit të renditjes i ka marrë tre pikët kryeqytetasve, duke e rihapur edhe njëherë kampionatin.

Hima arriti që të kalonte i pari në avantazh miqtë, ndërsa Hyska realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit. Vendasit shkurtuan diferencën me Pere në minutën e 88, por ky gol i përket vetëm statistikave.

Xhixhua ka shpërdoruar edhe një rast me portë të boshatisur kur rezultati ishte në shifrat 0-1, duke mos shtyrë dot sferën. Pas kësaj humbje, Dinamo mban vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Burreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat