Rroca dhe Ethemi paraqiten pozitivisht në Turqi. Ja si vlerësohen

Futboll

Rroca dhe Ethemi paraqiten pozitivisht në Turqi. Ja si vlerësohen

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:24
Rroca dhe Ethemi paraqiten pozitivisht në Turqi. Ja si vlerësohen

Dy ish-mesfushorët e Kuëksit, Eduart Rroca dhe Valon Ethemi po bindin me paraqitjet e tyre në Turqi me kalimin e javëve. Skuadra e tyre, Istanbulospor u mposht nga Umraniespori me shifrat 3-2, por të dy shqiptarët lanë shenjë në këtë sfidë.

Rroca vlerësohet me notën 7.5 nga “Sofa Score”. Ai asistoi golin e parë të Istanbulsporit në minutën e 50-të, ndërsa realizoi dhe dy goditje në portën kundërshtare. Përgjatë lojës, 27-vjeçari fitoi 8 nga 10 duelet individuale, ndërsa dha dhe dy pasime kyçe.

Nëse shtylla nuk do t’i mohonte golin, Valon Ethemi do të ishte heroi i Istanbulsporit. 23-vjeçari mori notën 7.6 nga “Sofa Score”. Në 77 minuta lojë, ish-futbollisti i Kukësit dha 3 pasime kyçe dhe fitoi të gjitha duelet (3 nga 3), si dhe dërgoi saktë 4 krosime të gjata nga 5.

Nga 3 lojtarët shqiptarë (Kristal Abazaj, Rroca dhe Ethemi) që aktivizohen me Istanbulsporin, Rroca ka arritur të përshtatet më mirë duke realizuar 6 gola dhe 12 asiste në 18 ndeshje të këtij sezoni.

Istanbulspori synon ngjitjen në Superligën turke teksa renditet në vendin e dytë me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat