Ederson: Po të luaja mesfushor

Futboll

Ederson: Po të luaja mesfushor

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Ederson: Po të luaja mesfushor

Atmosferë e relaksuar te Manchester City, pavarësisht fundjavës së zënë me sfidën ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool. Megjithatë, portieri Ederson gjen kohë për të bërë shaka dhe për t’u argëtuar. Përmes një interviste kurioze për “Okko Sport”, braziliani mburret me aftësitë teknike në këmbët e tij.

Pep Guardiola, gjithashtu e kishte thënë këtë në të kaluarën, duke deklaruar se Ederson është ndoshta gjuajtësi më i mirë i penalltive në ekip.

Dhe më pas, pas këtyre deklaratave, portieri vazhdoi të fliste për forcën e tij me këmbë: “Nëse nuk do të kishte portierë në futboll, unë do të luaja si mesfushor. Sepse mendoj se kam një vizion të mirë të lojës, gjithashtu kam aftësi të mira pasimi”.

Pastaj, me shaka shtoi: “Po të isha mesfushor sot, De Bruyne do të mbetej në stol dhe unë do të luaja në fushë në vend të tij (qesh). Po bëj shaka, por në përgjithësi më pëlqen shumë ai pozicion. Kur shikoj lojëra në TV, e analizoj shumë mesfushën. E shoh ndryshe për të mësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat