Shehi vendos për titullarët

Futboll

Shehi vendos për titullarët

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Shehi vendos për titullarët

Tirana ka punuar dje paradite në “Selman Stërmasi”. Për 1 orë e 10 minuta skuadra ka qenë e përqendruar nën urdhrat e Orges Shehit. Ky i fundit ka pasur grupin e plotë dhe asnjë nga lojtarët nuk vuante shqetësime.

Pas stërvitjes, menjëherë ekipi nisi grumbullimin në një nga hotelet e kryeqytetit. Skuadra do të qëndrojë e grumbulluar deri pak para se të nisë ndeshja e sotme me Skënderbeun.

Orges Shehi më në fund ka vendosur për titullarët që do të jenë sot në fushën e lojës. Bardheblutë duket se nuk do të kenë surpriza në 11-she sepse për herë të parë do të luajnë ata që kanë qenë në Europë.

Mungon veçse Çelhaka, i cili do të luajë në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër qëndron në stol me shumë mundësi edhe Toli, ndërsa Giamfi mund të jetë në qendër të mesfushës. Dyshja maqedonase Najdovski-Toshevski do të jetë në fushë ashtu si Ismajlgeci, Batha, Hoxhallari, Torasa. Në sulm aktivizohet treshja Kale, Seferi e Muçi, të cilët duhet të shënojnë golat që mungojnë në skuadër.

Shehi ka punuar shumë edhe me goditjet standarde, duke ndërtuar një strategji ndryshe pikërisht nga këndet apo goditjet e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat