Ferguson: Nëse sot trajnerët ulërijnë si unë, futbollistët qajnë

Futboll

Ferguson: Nëse sot trajnerët ulërijnë si unë, futbollistët qajnë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Ferguson: Nëse sot trajnerët ulërijnë si unë, futbollistët qajnë

Sër Aleks Ferguson përveç markës së tij të suksesit u bë i njohur në “Old Trafford” edhe për mënyrën e kritikave të tij të famshme ndaj lojtarëve, atë të ulërimave që u quajt trajtimi i “tharëses së flokëve”, ndaj të cilëve nuk ishin imunë as kapitenët Kin, Bekham, Runi apo Ronaldo.

Por sot, ish-trajneri i Mançester Junajtid tregon se futbolli ka ndryshuar shumë dhe nëse do t’i kritikonte në të njëjtën mënyrë sot futbollistët, ata rrezikojnë edhe të qajnë, duke qenë se janë shumë më të ndjeshëm.

“Trajneri Xhim Smith më tha se një prej futbollistëve të tij nisi të qajë kur ai e kritikoi.

Mendova: ‘Si është bërë futbolli kështu sot? Ku po shkojmë kështu?’ Sigurisht që sot duhet të tregohesh me shumë takt kur i drejtohesh lojtarëve për t’u bërë kritika”, tregoi skocezi për “The Athletic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat