Kështu u lidh Dragan Xhajiqi, sot u rrethua stadiumi famëkeq i Zvezdës! Po dridhen para sfidës me Milanin

Futboll

Kështu u lidh Dragan Xhajiqi, sot u rrethua stadiumi famëkeq i Zvezdës! Po dridhen para sfidës me Milanin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Kështu u lidh Dragan Xhajiqi, sot u rrethua stadiumi famëkeq i Zvezdës! Po dridhen para sfidës me Milanin

Cërvena Zvezda e Beogradit dhe Partizani i Beogradit, janë dy klube më famëkeqe që njeh historia e futbollit, sidomos Zvezda, që është klub nacionalist dhe më i urryeri në rajon. 

Qysh në fillim të viteve të 90-ta, shumë tifozë të “Delija” u veshën në uniformën e paramilitarëve dhe kanë bërë krime të rënda ndaj popullit kroat, boshnjak dhe në vitet 1998-1999 kundër shqiptarëve të Kosovës. 

Jo vetëm kaq, në vitin 2008, ishte arrestuar ish futbollisti i Cërvena Zvezdës nga Beogradi, Dragan Xhajiq. Ai ishte i arrestuar si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro. 

Image

Stadiumi i rrethuar

Një histori interesante e një klubit famëkeq, lidhet edhe mbrëmë dhe të ditës së sotme, kur Xhandarmëria serbe, rrethojë stadiumin, duke kontrolluar lokalet e Zvezdës. Arsyeja është se ata po kërkojnë disa nga tifozët që janë të lidhur me krimin e organizuar! "Asgjë nuk po ndodh në Marakana për momentin.

Punëtorët nuk u dëbuan dhe as nuk hynë në ambientet. Ata thjesht janë bllokuar, xhandarmëria është duke qëndruar përpara" – tha kryetari i i Zvezdës Svetozar Mijailoviq për “Sputnik”, që duket po dridhet sikur thupra. 

Kur u pyet nëse ishte i befasuar nga veprimi i xhandarmërisë, sepse askush nuk dyshonte se diçka e tillë mund të ndodhte vetëm dy javë para mbërritjes së Milanit për ndeshjen e Europa League, ai tha: "Njerëzit bëjnë punën për të cilën paguhen. Ajo që po ndodh nuk ka asnjë lidhje me sportet, as me tifozët, por me kriminelët.

Unë nuk mund t'ju them asgjë më shumë”. Duhet kujtuar edhe një fakt, se gjatë pranverës që e lamë pas, Xhajiqi e nderoi me fanellën numër 1 kriminelin e luftës, Dragan Vasiljkoviq, i njohur si Kapetan Dragan!  E nderoi një kriminel dhe pa pikë turpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat