Vëllezërit Ibrahim dhe Mustafa Domi, bënin edhe roje në vitet më të rënda, ja arsyeja!

Futboll

Vëllezërit Ibrahim dhe Mustafa Domi, bënin edhe roje në vitet më të rënda, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:33
Mustafa majtas dhe Ibrahim Domi në të djathtë

Familja Domi është e njohur jo vetëm në Gjakovë por në tërë Kosovën dhe më gjerë.

Familje sportistësh, që i dha shumë futbollit dhe po ashtu kontribuan edhe në çështje kombëtare në vitet më të vështira.  

Vëllezërit Ibrahim dhe Mustafa Domi, krahas që kontribuan në fushën e gjelbër, ata dhanë kontribut edhe në restorantin “Faton” emrin e të cilin e mbante vëllau  - futbollisti i ndjerë Faton Domi (ish lojtar i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, dhe Vëllaznimit (me 22 nëntor të vitit 1987, humbi jetën me Favzi Ramën pas një aksidentit tragjik në Zllakuçan). 

Restoranti i vëllezërve Domi në Gjakovë, ishte çerdhe e sportit dhe e degës së LDK-së në Gjakovë,  ku aty u mbajtën të gjitha mbledhjet e manifestimet e  njeherit u zgjodh edhe sportisti i vitit prej vitit 1992 e deri në vitin 1998.

Vlen të përmendet se vazhdimisht ish futbollistët, vëllezërit Ibrahim e Mustafa Domi, bënin roje deri sa u kryenin manifestimet.

Ata u ballafaquan me sfidat të ndryshme, kërcënime të llojllojshme nga regjimi serb, por asnjëherë nuk u zmbrapsen por dhanë gjithçka për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat