Faruk Domi flet për periudhën interesante të pavarësimit të sportit të Gjakovës

Futboll

Faruk Domi flet për periudhën interesante të pavarësimit të sportit të Gjakovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Faruk Domi

Legjenda e futbollit Faruk Domi ka folur për periudhën e pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës, në veçanti sportit gjakovar! Domi ka qenë prej me të angazhuarve dhe përgjegjës edhe i Kampionatit të Kosovës, grupi i Gjakovës në futboll, në vitet e 90-ta dhe anëtar i Bordit të FFK-së. 

Ç’ është e vërteta familja Domi ka kontribuar shumë në vitet e 90-ta, përveç Faruk Domit, ish futbollist i Vëllaznimit, Trepçës dhe gjeneratës së artë të Prishtinës, edhe vëllezërit Ibrahim dhe Mustafa Domi, krahas që kontribuan në fushën e gjelbër, ata dhanë kontribut edhe në Restorantin “Faton” emrin e të cilin e mbante vëllau  - futbollisti i ndjerë Faton Domi (ish lojtar i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Vëllaznimit (me 22 nëntor 1987, ku humbi jetën me Favzi Ramën pas një aksidentit tragjik në Zllakuçan). 

Restoranti i vëllezërve Domi ishte çerdhe e sportit dhe e LDK-së,  ku aty u mbajtën të gjitha mbledhjet e manifestimet e  njeherit edhe sportisti i vitit prej vitit 1992 e deri 1998.

Image

Faruk Domi

Vlen të përmendet se vazhdimisht vëllezërit Ibrahim e Mustafa Domi bënin roje deri sa u kryenin manifestimet.
Faruk Domi ka folur për sfidat dhe organizimin e aktiviteteve në vitet e 90-ta. 

“Veprimtaria e kulturës fizike dhe sportit në qytetin e Gjakovës është zhvilluar në etapa të ndryshme kohore, andaj edhe emërtimet si institucione më të larta sportive kanë pësuar ndryshime gjatë tërë historikut të suksesshëm të saj, duke u harmonizuar me statutet me të larta sportive të Kosovës.

Në vitin 1927 themelohet institucioni më i lartë sportiv në Gjakovë i emërtuar Lidhja e organizatave për kulture fizike Gjakovë i cili veprimtarin e vete e zhvillon gjerë në vitin 1990.

Me pavarësimin e sportit të Kosovës në vitin 1991 ky institucion i kordinuar dhe harmonizuar me statutin e lidhjes së sporteve të Kosovës emërtohet Lidhja E Sporteve Gjakovë e cila veprimtarin e vetë e vazhdon gjerë në vitin 1999. 

Me siguri se kjo periudhë kohore e zhvillimit të sportit në Gjakovë dhe Kosovë pa asnjë dyshim do të hyn në analet e sportit Europian e Botëror për dhunën dhe represionin sistematik që është ushtruar ndaj popullatës dhe sportistëve shqiptarë.

Dhuna dhe represioni që ushtronte regjimi serb mbi popullatën shqiptare dhe ndaj sportistëve në atëkohë ishin bërë përditshmëri dhe nuk kishin të ndalur.

Ky skenar shtetëror serbë i represionit dhe dhunës i përgatitur nga regjimi millosheviqian filloi së zbatuari pas suprimimit të autonomisë së Kosovës ku Kosova ishte njësi federale e ish Jugosllavisë. 

Qëllimi kryesor i këtij regjimi ishte shumë i qartë ndryshimi i strukturës së popullsisë në Kosovë, largimi me dhunë nga vendet e punës, ndërprerjet e proceseve edukativo- arsimore, shëndetësore kulturore e sportive dhe dëbimi i tyre jashtë Kosovës siç ndodhi me pastaj kur afro 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Kosova.

Pas themelimit të sportit të pavarur të Republikës së Kosovës sportistët dhe klubet gjakovare plotësisht i përkrahen dhe ju bashkangjiten këtyre ndryshimeve  duke qenë pjesëmarrës në të gjitha garat sportive të organizuara nga federatat përkatëse në të gjitha nivelet”, tregon Faruk Domi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Pas dëbimit të sportistëve dhe klubeve sportive nga objektet sportive në Gjakovë në prill të vitit 1993 filloi një riorganizim i ri në kushte krejtësisht tjera në terrene sportive të improvizuara dhe nën qiellin e hapur.

Nga ky represion nuk u kursyen as dy udhëheqësit të BVI-së për kulturë fizike dhe Lidhjes së sporteve zotërinjtë Aliriza Kursani  dhe Faruk Domi të cilët gjithashtu dhunshëm u larguan nga puna  duke u zëvendësuar me organin e dhunshëm serb dhe me kuadro jo profesionale edhe pse ky minoritet përbënte me pak se 1% të kësaj popullate.
Kryesia e Lidhjes së Sporteve e udhëhequr nga kryetari Dr. Fehmi Vula dhe sekretari profesional Faruk Domi dhe anëtarët e saj menjëherë reaguan duke organizuar takim me klubet sportive për t’i njoftuar mbi te gjitha problemet, përgjegjësit dhe realitetin e ri të krijuar. 

“Në këtë seancë kryesia e Lidhjes se sporteve e përbërë prej 7 anëtarësh morë këto vendime: Te vazhdohet kontinuiteti i punës së Kryesisë së Lidhjes se sporteve, Te gjitha klubet sportive të qytetit të Gjakovës obligohen të jenë pjesëmarrëse në të gjitha garat sportive që do të organizojnë federatat përkatëse të Republikës së Kosovë.
Te gjitha klubet sportive obligohen që në afatin kohor sa më të shpejtë të gjejnë mënyrat me të përshtatshme për sigurimin e terreneve sportive për vazhdimin e trajningjeve dhe zhvillimin e ndeshjeve kampionale në lojërat futboll, hendboll, basketboll, boks, pingpong, atletikë, çiklizëm, karate, bodybilding etj.

Të ndërmerren të gjitha masat e duhura për të bashkëpunuar dhe arritur marrëveshjen me Këshillin për financim të Republikës së Kosovës –dega në Gjakovë për financimin e pjesërishëm të klubeve sportive.
Të bisedohet me sportistë duke ju sqaruar rolin dhe kontributin e tyre te shtetndërtimit ne rrethana te reja, 

Te vazhdohet organizimi I aktiviteteve sportive masovike Krosi Pranveror dhe Krosi Vjeshtor, vetëm në rrethana nëse ka kushte dhe siguri për nxënës.

Te vazhdohet organizimi i Sportistit të vitit në fund të çdo viti. 
Të sigurohet lokali –zyrja ku do të mbahen seancat e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve dhe takimeve tjera me interes të mbijetesës së sportit.

Këto detyra të përcaktuara dhe zbatimi i saj nga ana e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve në komunën e Gjakovës të mbështetura nga klubet dhe sportistët tanë janë një dëshmi konkrete për rolin, përgjegjësin dhe realizimin që ka bërë ky institucion sportiv në kohërat më të vështira gjatë tërë historikut te saj.

Duke u bazuar në rrethana të reja, duke u bazuar në qëllimet strategjike të Lidhjes së Sporteve të Kosovës, duke u bazuar në rolin, qëllimin dhe karakterin e garave që kanë pasur sporti në tërësi Kryesia e Lidhjes së Sporteve e komunës së Gjakovës në takimet që ka pasur me klubet dhe përfaqësuesit e saj ka parashtruar një detyre prioritare ndaj të tjerave të mos kërkohet rezultat-sukses me çdo kusht por motoja e saj të jetë  ` pjesëmarrja në gara gjithnjë duke pas qasje të disiplinuar, të përgjegjshme dhe duke pas respekt ndaj të gjithë rivalëve në të gjitha garat dhe nivelet – rangjet sportive të Republikës së Kosovës. 

Kryesia e Lidhjes së Sporteve menjëherë filloi me një entuziazëm të madh realizimin e detyrave dhe objektivave të përcaktuara sipas një projekt –programi për situatë të jashtëzakonshme.

Siguroi zyrën e përhershme për organizimin e seancave dhe të gjitha takimeve tjera ne restaurantin “FATON” me pronar Ibrahim Domi”, tregon legjenda e futbollit.

Ai flet edhe stërvitjet dhe ndeshjet ku luheshin në atëkohë. 
“Trajningjet  dhe ndeshjet kampionale në futboll u ç’vendosën në terrenin e Klubit të futbollit `DUKAGJINI ` në Novosellë. Hendbolli dhe basketbolli trajningjet dhe ndeshjet i zhvilluan në terrenet e shkollave të mesme.
Çiklizmi në terrene të hapura brenda dhe jashtë qytetit: Bodybilding, karate, pingpongu në objekte të mbyllura, boksi  trajningjet organizoheshin nëpër shtëpi kurse ndeshjet nëpër hapësira të jashtme që i përcaktonte Federata e Boksit.

Atletika – krosi pranveror dhe krosi vjeshtor organizoheshin në shpatijet e Çabratit me plot rreziqe por me një siguri jashtëzakonisht të madhe në radhë të parë të shërbimit profesional të Lidhjes së Sporteve dhe pedagogëve të kulturës fizike.

Ky aktivitet me karakter masovik është organizuar vetëm dy herë pasi që më vonë nuk ka pasur kushte normale posaçërisht të sigurisë

Kryesia e Lidhjes së Sporteve dhe me konkretisht Kryetari i saj Dr. Fehmi Vula pas takimeve që pati me përfaqësuesit zyrtar të këshillit për financim –dega në Gjakovë arritën marrëveshjen për financimin e pjesërishëm të sportit në Gjakove në vlere prej 300 DM në muaj për klubet sportive”, tha më tej.

Vlerën e cekur me lartë me autorizimin e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve e tërhiqnin një herë në muaj kryetari Dr. Fehmi Vula së bashku me Sekretarin profesional  Faruk Domi mjete këto që menjëherë i deponojshin në kompaninë e derivateve `Marrash Petrol` sipas  marrëveshjes së arritur me këtë company.

“Të drejte të shfrytëzimit te derivateve e kishin vetëm klubet që merrnin pjesë aktive në gara dhe në të gjitha rastet kur ishin mysafir. Tërheqja e sasisë së derivateve bëhej vetëm nga personat zyrtar të klubeve duke marr pëlqimin dhe nënshkrimin e Kryetarit të Lidhjes së Sporteve  Dr. Fehmi Vula.

Kjo ishte një ndihmesë shumë modeste sepse kërkesat e klubeve ishin shumë më të mëdha dhe vlera prej 300 DM destinohej vetëm për derivate. Shumë shpesh sportistët tanë nuk e kishin luksin as të ushqeheshin, e mos të flasim për rreziqet që ndodhnin gjatë udhëtimeve, gjatë trajningjeve apo gjatë zhvillimit të ndeshjeve sepse gjithnjë ishin të përndjekur dhe rrezikuar nga policia serbe. 

Si zakonisht në fund të çdo viti Lidhja e Sporteve organizonte `zgjedhjen e sportistit te vitit` manifestim i cili plot 6 vite u organizua jashtë objekteve sportive në restaurantin `FATON` dhe ishte shumë i suksesshëm”, thotë Domi.

Image

Pronaret e Restaurantit  `FATON ` Ibrahim dhe Mustafa Domi
 

Restauranti `FATON` ishte vendembajtja e të gjitha takimeve të Lidhjes së Sporteve `  1991 -  1998!

Image

Manifestimi sportiv `zgjedhja e Sportistit të vitit 1995`  Dr.Fehmi Vula, Lulzim Koshi, Muhamet Shehu, Faruk Domi, Dr.Mahmut Lila me bashkëshortet - momente pas manifestimit

Heronjtë sportiv të kësaj periudhe të Gjakovës 1991-98
Kryesia e Lidhjes së Sporteve
Dr. Fehmi Vula - kryetar
Faruk   Domi -  sekretar profesional
Masar  Lluka  -  anetar                                    
Hani  Hoxha  -   anëtar                                     
Bajram Bardhi  -  anëtar
Blerim  Vula - anëtar 
Qemajl  Juniku -  anëtar                                                                    
Bedri  Cahani  -  ishte përndjekur  

Luan  Vokshi -s`ka marr pjesë  

Image

Dr. Fehmi Vula

Klubi futbollistik `Vëllaznimi`                            
Bajram  Bardhi  -  Kryetar
Blerim  Vula -  sekretar 
Fatmir  Zhubi -  trajner                                         
Genc  Hoxha -  trajner
 Futbollistë -40

Image

Prof.  Faruk  Domi

Klubi futbollistik ` Gjakova `
Xhafer  Morina - Kryetar
 Remzi  Hasi -  anëtar                                     
 Ismet Kusari - anetar                                      
 Besim Juniku -  trajner
 Ibrahim Domi - trajner
  Futbollistë aktiv  -  40                             

Klubi i basketbollit `Vellaznimi `
Bashkim Vesvesja -  Kryetar
Burim   Koshi  -  anëtar
Shkëlzen Puka  - anëtar
Shkumbim Kumnova - trajner
Hashim  Rraci -  trajner
 Basketbollistë aktiv -  30

Klubi hendbollit     `Vëllaznimi `
Hasan  Krasniqi  -  Kryetar
Qemajl Lluka -  anëtar
Met Shehdadi -  sekretar
Ismajl  Berisha  -  trajner
Nexhdet Dobroshi  - trajner
Shani Brahushi  -  trajner
Hendbollistë aktiv  -  35

Klubi çiklistik ` Gjakova 137 `
Gani Muhaxhiri  -  Kryetar
Fahri Duraku   -   anëtar
Gëzim  Dylazeka - anëtar
Njazi Berisha -  trajner
Çiklistë aktiv  -   20

Klubi i pingpongut `Vëllaznimi`
Minir  Rraci  - Kryetar
Nexhmedin  Canhasi   - anëtar
Admir  Boshnjaku  -  trajner
Albert  Varaku - trajner
Pingpongistë -  15

Klubi bodibilding `VIGANËT `
Agim  Dyla -  Kryetar
Bedri  Cahani - anëtar
Agron  Nagavci -  anëtar
Halil Xharavina -  trajner
Bilderë  - 40

Klubi karate  ` Vëllaznimi `
Minip Pozhegu  -   kryetar
Afrim Bordoniqi  - Trajner
Afrim Gazija  -   trajner
Karateistë  -  40

Klubi I boksit ` Gjakova 137 `
Masar  Lluka  -  Kryetar
Nadir  Shllaku   -  anëtar
Hasan  Deda -  sekretar
Muharrem  Rudi  -  trajner
Hajdar  Thaqi  -  trajner
Boksierë -   20

Klubi atletik `Vëllaznimi` 
Agron  Muqaku -  Kryetar
Gazmend  Doli   -  atlet              
Atletët në garën e krosit  -  50  garues

Lidhja komunale e futbollit Gjakovë

Në kuadër të lidhjes komunale të futbollit në Gjakovë është organizuar edhe liga e futbollit  e përbërë prej 10 klubeve sipas kësaj renditjeje siç vijon: 
1. KF ` Rinia` Dol - 20  futbollistë
2. KF ` Kigen –a` Gjakovë -  20 futbollistë
3. KF `Rrezja Bishtazhin  - 20 futbollistë
4. KF `Dushkaja` Dushkajë  - 20  futbollistë
5. KF `Luftëtari`  Brekoc  - 20 futbollistë
6. KF` Dardanët ` Dardani - 20   futbollistë
7. KF `Kralani` Kralan - 20   futbollistë
8. KF ` Dujaka ` Dujakë  - 20  futbollistë
9. KF `Rilindja` - Skivjan - 20 futbollistë
10. KF `Dukagjini` Novosellë - 20 futbollistë

Organizimi i kësaj lige të futbollit në nivel  komunal pos tjerash ka pas për qëllim përgatitjen fizike të te rinjve dhe mos largimin e tyre nga Kosova.

Organizimin e kësaj lige e ka realizuar anëtari i kryesisë së Federatës së futbollit të Kosovës  Faruk Domi me komisionet përkatëse dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse.
    
Aktivitetet sportive me karakter masovik
Gjatë kësaj periudhe kohore ndër më të vështirat në tërë historikun e sportit gjakovar dhe të Kosovës Shërbimi profesional i Lidhjes së sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike kanë organizuar garat në atletikë Krosi pranveror dhe Krosi Vjeshtor për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm.
Kjo garë është organizuar në shpatijet e Çabratit me një organizim të shkëlqyeshëm dhe me një prezencë shumë të madhe të nxënësve prej afro 500.

Këtë aktivitet sportiv e organizuan:
Faruk  Domi - Sekretar  profesional  i Lidhjes se Sporteve
Agim  Dyla  -  Bashkëpunëtor profesional i Lidhjes se Sporteve 
Pedagoget e kulturës fizike –
Flamur  Vala  -  shkolla ` Mustafa Bakija`
Gezim Lila  -  shkolla `Mustafa Bakija
Avni  Haxhia  -  shkolla` Mazllom  Kpuska`
Shefqet Maloku -   shkolla `Zekeria  Rexha `
Mark  Lasku -  shkolla  ` Zekeria  Rexha `
Gazmend  Lyta -  shkolla ` Emin  Duraku `
Arsim Haxhishabani  -   shkolla  ` Hajdar Dushi `
Nevruz Berisha -   shkolla   `Kadri Kusari `

Federata e Futbollit të Kosovës  – dega Gjakovë

Federata e futbollit të Kosovës për t`ju shmangur represionit sistematik që ushtrohej mbi popullatën dhe sportistet tanë mori një vendim shumë të drejtë dhe të qëlluar. Organizimi i ndeshjeve u  shpërnda në 4 grupe në këto qendra   -
-  Grupi i Prishtinës
-   Grupi i  Gjakovës
-   Grupi i Mitrovicës
-  Grupi i Ferizajt

Image

Kryesia e Federatës së futbollit të Kosovës pas një seance - Bogaj – 1996
Shyqeri Gashi, Shemsedin Muhxheri, Flamur Vala, Arsim Fehmiu, Jakup Kasapolli, Rexhep Abdullahu, Naim Besimi, Skënder Hoxha, Faruk Domi

Grupi I Gjakovës  -   Përfshinte  8 ekipe të Rrafshit të Dukagjinit
1.    KF ` Vëllaznimi ` - Gjakovë
2.    KF ` Gjakova `- Gjakovë
3.    KF ` Dukagjini  -  Klinë   
4.    KF `Besa` - Pejë
5.    KF ` Rahoveci`   -  Rahovec 
6.    KF ` Liria`  -  Prizren                                                                                             
7.    KF `Opoja` -   Opojë
8.    KF ` Ballkani ` -  Suharekë
Udhëheqës dhe përgjegjës për organizimin e këtij grupi u emërua anëtari i kryesisë së Federatës së futbollit të Kosovës dhe futbollisti i mirënjohur Faruk  Domi.

Image

Llukar - 1995

Seleksioni i grupit të Gjakovës dy herë fitues në turnet e katër grupeve të Federatës së futbollit të Kosovës me selektor Faruk Domi dhe trajnerët Genc Hoxha, Sabit Osmani.
Vlen të theksojmë se Grupi i Gjakovës ishte grupi më i organizuar dhe më i suksesshëm, sepse nga ky grup KF `Dukagjini` nga Klina arriti që për herë të parë të bëhet kampion i Kosovës në futboll.
Suksesi tjetër i radhës i grupit të Gjakovës ishte në turnet që organizoheshin për çdo vit të 4 seleksioneve të Grupeve  me ç`rast Grupi i Gjakovës dy here triumfoi.

Personat kontributdhënës në futboll - Grupi i Gjakovës
Faruk Domi – përgjegjësi –Komisari i ligës
Xhafer  Morina  - Kryetar i komisionit tekniko-arbitrar-Gjakovë
Mark  Tuqi -  anëtar, Gjakovë
Selajdin  Kume  -  anëtar,  Prizren
Ramadan Hoxha – anëtar, Prizren
Ismet   Ahmeti  - anëtar,  Pejë
Shyqeri Gashi  -  anëtar,  Pejë
Isuf Lumi  -  anëtar, Suharekë
Arbon  Desku  -  anëtar, Klinë

Donatorët
Xhevdet  Gashi –Galani   -  Pejë
Arbon  Desku  -  Klinë 

Ibrahim Domi dhe Mustafa Domi pronar të Restaurantit ` FATON` vendi ku mbahej e gjithë veprimtaria e sportit të Gjakovës.

Sportistët të vrarë të shpallur  heronj
Elton Zherka  -  bilder
Përmet Vula  -  bilder

Sportistë  të vrarë të shpallur dëshmor
Bashkim Idrizi - hendbollist
Xhafer Thaqi - Boksier
Xhavit Islami  - futbollist

Sportistë të vrarë-viktima të luftës
Agim  Efendia -   Basketbollist
Avni  Spasi  -   Futbollist
Agron Dana -  pedagog i kulturës fizike
Bashkim Domi -   futbollist
Osman Haxhiavdyli  - futbollist
Fehmi  Lleshi  -  futbollist
Bujar  Tetrica  -  futbollist
Gazmend  Isufi -  futbollist


Sportistë punëtorë Sportiv të burgosur 
DR. Fehmi  Vula  - kryetar Lidhjes së Sporteve - 6 muaj - në Gjakovë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.  
Admir  Pruthi -  futbollist - 24 muaj në Dobravë, Pozharevc, Nish.
Adnan Haxhibeqiri – Punëtor sportiv - 24 muaj në Dobravë, Nish, Pozharevc.
Afrim Caka -  bilder - 24 muaj  në Dobravë, Pozharevc, Nish.

Personalitete të sportit, trajner të keqtrajtuar dhe në biseda informative
Dr. Fehmi  Vula  -  Kryetar i Lidhjes së Sporteve –veteran i luftës
Faruk  Domi   - Sekretar i Lidhjes Sporteve, përgjegjës i grupit Gjakovës
Fatmir  Zhubi  -  trajner i klubit futbollit `Vëllaznimi`
Afrim Bordoniqi – trajner i klubit karate `Vëllaznimi`
Gani Muhaxhiri  - Kryetar i klubit çiklistik ` Gjakova 137`
Minir Rraci -  trajner I klubit pingpongut `Vëllaznimi`
Agron Nagavci -  trajner i klubit bodybilding ` Viganët`
Agim  Dyla -  Kryetar i  klubit bodybuilding ` Viganët`
Bedri  Cahani   - i  përndjekur nga regjimi  - anëtar i Lidhjes Sporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat