​Liga 1 e Francës rikthehet me program të ngjeshur

Futboll

​Liga 1 e Francës rikthehet me program të ngjeshur

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Vazhdon sot xhiroja e 23 në Ligën 1 të Francës, ku është paraparë të zhvillohet një program tejet i ngjeshur me ndeshje.

Kampioni në fuqi Paris Saint-Germain do të luajë kundër Nimes, Lille është mysafirë i Bordeaux dhe Lyon do të zhvillojë ndeshje kundër Dijon.

Pas 23 xhirove, në tabelë kryeson Lille, pasuar nga Lyoni dhe “Top 4” e përmbyllin Paris Saint-Germain dhe Monaco.

Në zonën e rrezikut gjenden Lorient, Dijon dhe Nimes. Nimes janë të fundit në tabelë, respektivisht 20, Lorient gjendet në vendin e 18-të dhe Dijon pozicionohen në vendin e 19-të.

Programi i plotë i ndeshjeve:

19:00 Bordeaux (10) – Lille (1) (Stadiumi Nouveau de Bordeaux)

19:00 Metz (6) – Montpellier (11) (Stadiumi Saint-Symphorien)

19:00 Reims (12) – Angers (8) (Stadiumi Auguste-Delaune)

19:00 Rennes (5) – Lorient (18) (Stadiumi Roazhon Park)

19:00 Strasbourg (15) – Brest (14) (Stadiumi Meinau)

21:00 Dijon (19) – Lyon (2) (Stadiumi Gaston Gerard)

21:00 Lens (7) – Marseille (9) (Stadiumi Bollaert-Delelis)

21:00 Monaco (4) – Nice (13) (Stadiumi Louis II)

21:00 Paris Saint-Germain (3) – Nimes (20) (Stadiumi Le Parc des Princes)

21:00 St. Etienne (16) – Nantes (17) (Stadiumi Geoffroy)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat