Kujtim Shala godet: Nuk i lëpihem... 

Futboll

Kujtim Shala godet: Nuk i lëpihem... 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Kujtim Shala godet: Nuk i lëpihem... 

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe atij kroat, Kujtim Shala, si gjithmonë me qëndrime të forta dhe i palëkundur, ka një mesazh bombë. 

Ai, edhe si futbollist edhe si trajner, gjithmonë kokëfortë, nuk i vardiset askujt. 

“Shpesh me thonë se kam karakter të keq... është e vërtetë sepse nuk i lëpihem të tjerëve”, ka shkruar Shala. 

Kujtim Shala, karrierën e ka nisur në KF Liria nga Prizreni, shtegtoi në Partizan të Beogradi, katër vite në KF Prishtinën e gjeneratës së artë, në Dinamo të Zagrebit, pastaj shkoi në klubet gjermane dhe franceze.

Ndryshe, është edhe futbollisti i parë shqiptar që veshi fanellën e Kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, në ndeshjen revyale që e fituan me 2:1 kundër SHBA-së në “Maksimir”.

Kjo ndeshje revyale u luajt ende pa u shkatërruar ish Jugosllavia, që vërtetë kjo ndeshje bëri bujë dhe në anën tjetër hallakati serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat