I tërbuar

Futboll

I tërbuar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Ronaldo

Ka një lajm të mirë: Janari ka mbaruar. Një muaj që ka ripropozuar një Juve tjetër, në rritje, pavarësisht pikës më të ulët të sezonit, të përjetuar në “San Siro”, kundër Interit. Sidoqoftë, muaji janar na tregoi një Cristiano Ronaldo “të nënshtruar”, disa herë pa busull, me sa duket jashtë formës. Ai, gjithashtu, shkeli rregullat e pandemisë, duke dalë jashtë rajonit të lejuar për ditëlindjen e partneres, Georgina. Edhe nëse kjo është qartësisht një rënie performance, portugezi është në gjendje të nisë vrapimin dhe të bëhet i pathyeshëm, tashmë që sezoni hyn në fazën kulmore të tij.

Ndërkohë, janari ka mbaruar dhe ky është tashmë një lajm i mirë për Ronaldon. Jo se mund të flasim për një krizë, sepse dikush si kampioni portugez, edhe kur lufton, gjithmonë arrin të kufizojë dëmin. Por, nëse deri në dhjetor, mesatarja e shënimit të tij ishte rreth një gol për çdo 74 minuta lojë, në këtë fillim të vitit 2021 ai ka rënë në një gol për çdo 165 minuta lojë, me katër “siiiu” të tij.

Sigurisht, nuk kishte fuqinë e tij të zakonshme të tepruar në janar. Ai doli në pah vetëm pjesërisht, në Superkupë, kur me këmbën e tij “grabitëse” vendosi sfidën kundër Napolit.

Ndoshta ndryshimi i vazhdueshëm i partnerit të tij sulmues, gjithashtu e ka ngadalësuar atë: së pari Paulo Dybala, pastaj alternimi midis Dejan Kulusevski dhe Alvaro Morata, tre lojtarë të ndryshëm dhe tre partnerë, të cilët kërkojnë lëvizje të ndryshme.

Absolutisht një fazë e mjegullimit ishte e parashikueshme, edhe nëse tri ndeshje radhazi “agjërim” për golin në kampionat mund të krijojnë habi. CR7 mbeti pa gol kundër Interit, Bologna dhe Sampdoria. Në mes tyre, megjithatë, kujtohet “gërvishtja” që vlejti Superkupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat