Meriton Shabani huazohet në Holandë

Futboll

Meriton Shabani huazohet në Holandë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Meriton Shabani

VVV Venlo do të jetë skuadra e re e mesfushorit shqiptar, Meritan Shabani. Shabani është huazuar në klubin holandez nga Wolverhampton Wanderers.

21-vjeçari Shabani, i cili është nga Kosova është huazuar në Venlo deri në fund të sezonit. VVV ka negociuar që disa ditë huazimin e mesfushorit për pjesën e mbetur të sezonit.

Shabani, lindi në Mynih në Mars 1999, ndoqi akademinë e të rinjve të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Debutimi i tij i parë ishte në ligën rajonale të Bayernit me Bayern Munich II gjatë 2017-18. Ai në këtë sezon pati edhe një paraqitje në Bundesliga.

Në maj 2018, Shabani nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Bayern për një periudhë dy vjeçare. Një sezon më vonë ai u promovua me rezervat bavareze në Ligën e 3-të. Shabani ishte i dobishëm në fillim ku shënoi gjashtë gola dhe bëri gjashtë asistime në 26 ndeshje të ligës. Para sezonit 2019-2020, ai u largua nga Bayern Munchen duke u transferuar në Wolverhampton Wanderers. Atje ai luajti për grupmoshat U23.

“Kur VVV-Venlo trokiti në derë dhe dëshironte që të me transferonte, u ndjeva i nderuar. Në VVV shoh një mundësi për të luajtur në nivele të larta dhe është ajo çfarë dëshiroj të tregoj”, ka thënë Shabani për faqen zyrtare të klubit.

“Me Meritanin ne kemi bërë një prurje një mesfushorë që di të krijojë, t’i jap dinamikë mesfushës dhe një lojtar shumë të aftë teknikisht. Ai është një mesfushor i cili di të pasojë aty ku duhet për sulmuesit. Në Bayern Munich ai mori shkollë të mirë futbolli, shkollë gjermane. Me atë përvojë, ky mesfushor ende i ri është një shtesë për skuadrën tonë”, tha drejtori teknik Stan Valckx nga Venlo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat