Reynolds shpjegon arsyen pse zgjodhi Romën para Juventusit

Futboll

Reynolds shpjegon arsyen pse zgjodhi Romën para Juventusit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:32
Bryan Reynolds

Transferimi më i ri i Romës, Bryan Reynolds sot (e hënë) u prezantua te “Romakët”, ndërsa ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi klubin e ri para Juventusit.

19-vjeçari u transferua në “Olimpico” për 7 milionë euro nga Dallas.

Amerikani tha se është i lumtur që zgjodhi Romën sepse beson se do t’i ndihmojë në përmirësim.

“Unë dhe familja ime jemi të lumtur që disa skuadra ishin të interesuara për mua. Zgjodha Romën dhe mendoj se mora vendimin e duhur, shkaku i planit për përmirësim, të stërvitem me ekipin e parë dhe kjo do më ndihmoj”.

“Qëllimi im është të punojë sa më shumë sa jam këtu dhe të jap gjithçka për klubin. Synoj të debutojë dhe të fitojë kampionatin, jam shumë i emocionuar që jam këtu dhe për mundësinë që kam”, tha ai.

Tani, Reynolds është bërë lojtari i shtatë amerikan që transferohet në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat