​Çfarë po ndodh me situatën e Leo Messit? Reagon edhe presidenti i La Ligas

Futboll

​Çfarë po ndodh me situatën e Leo Messit? Reagon edhe presidenti i La Ligas

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:26
​Çfarë po ndodh me situatën e Leo Messit? Reagon edhe presidenti i La Ligas

Situata financiare e Barcelonës është për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe jo Lionel Messi, ka këmbëngulur presidenti i LaLiga Javier Tebas.

Gazeta spanjolle “El Mundo” raportoi të dielën se kontrata e Lionel Messit me klubin, e nënshkruar në vitin 2017 vlen më shumë se 555 milionë euro për katër vitet e ardhshme.

Kjo vjen pasi Messi u përpoq të largohej nga “Camp Nou” para sezonit 2020-21 dhe mes problemeve financiare të Barcës të shkaktuara nga pasojat e krizës për shkak të COVID-19, përcjell KosovaPress.

Por Tebas ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter duke thënë:

"Situata delikate financiare e Barcelonës ashtu si të gjitha klubet e tjera të mëdha]nuk është faji i Messit por efekti shkatërrues i COVID-19.”

"Pa pandeminë, të ardhurat e gjeneruara nga lojtari më i mirë në histori do të rritnin ato shpenzime. Sensacionalizmi që po e rrethon çështjen është i padrejtë.", shtoi Tebas.

Messi, i cili ka qenë i lidhur shumë me kampionët e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe gjigandët e Premier Ligës Manchester Cityn pasi skadon kontrata e tij, shënoi golin e tij të 650-të të Barçës në fitoren e së dielës me rezultat 2-1 në LaLiga kundër Athletic Bilbaos.

Nga 650 golat e Messit për Barcelonën, 49 prej tyre kanë qenë nga gjuajtjet direkte të lira - 38 në LaLiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat