Futbollisti i njohur publikon pa dashje fotografinë duke thyer rregullat e Covid-19, berberi i tij e quan “idiot”

Futboll

Futbollisti i njohur publikon pa dashje fotografinë duke thyer rregullat e Covid-19, berberi i tij e quan “idiot”

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:33
Joelinton

Joelinton, lojtari i Newcastle është quajtur “idiot” nga njeriu i cili i ka prerë flokët në mënyrë të paligjshme gjatë izolimit në Britaninë e Madhe.

Newcastle është zotuar se do të ndëshkojë sulmuesin, i cili postoi një fotografi të premten duke shkelur rregullat e distancës sociale bashkë me një berberë, përpara se ta fshinte atë shpejt.

Tani stilisti, Tom Baxter, ka kritikuar brazilianin për postimin e fotografisë, ndërsa pranon se gjithçka që kanë bërë ishte gabim.

“Po ishte në kohën e karantinës dhe ne nuk duhet ta kishim bërë atë, unë nuk duhet ta kisha bërë,” tha stilisti Baxter për BBC.

“Por unë nuk jam një djalë i keq. Gjithkush ndoshta ka thyer rregullat në një moment. Gjatë bllokimit të parë të gjithë e morën seriozisht, por tani mendoj se njerëzit janë ngopur me të.”

Në fund, ai vuri në dukje se vizita e Joelinton ishte pjesë e një fotosesioni, i cili mund të lejohej sipas rregullave, megjithëse stilisti tha se nuk duhej ta kishte bërë atë dhe Joelinton u tregua “idiot” për vendosjen e fotografisë në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat