Tosun rikthehet tek Besiktas

Futboll

Tosun rikthehet tek Besiktas

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:05
Cenk Tosun

Futbollisti turk, Cenk Tosun, është rikthyer në Turqi pas tre viteve të qëndrimit në Angli.

Tosun ishte transferuar tek Everton, pas disa sezoneve të shkëlqyera tek Besiktas, ku në kombinim me Anderson Talisca dhe Ryan Babel, ishin të pa përballueshëm në ligën Turke.

Kjo bëri që gjigantët evropianë të interesoheshin për shërbimet e tij, por në fund, Tosun përfundoi në Everton.

Ai regjistroi 49 paraqitje dhe shënoi nëntë gola në Premierligë, tani ai është rikthyer tek Besiktasi.

Tosun në profilin e tij në Instagram, ka konfirmuar transferimin e tij tek gjiganti turk, ku ka shkruar “Le të bëjmë histori prap sëbashku”.

Tosun do të bashkohet si formë huazimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat