Selmani tregon pse iku nga Menemenspor

Futboll

Selmani tregon pse iku nga Menemenspor

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:58
Selmani tregon pse iku nga Menemenspor

Pasi u zyrtarizua te klubi i ri, po në Kategorinë e Parë të Turqisë, Gentian Selmani ka dashur të bëjë disa falënderime zemre, si njeri mirënjohës që është. Përmes rrjeteve sociale, ish-portieri i Laçit, pjesë e kombëtares kuqezi, ka zbuluar se nuk ishte dëshira e tij për t’u larguar nga klubi që e mori nga kurbinasit, por diktuan rrethanat:

“Nga sot, aventura ime në Menemenspor ka marrë fund. Dua të falënderoj t’i gjithë ata, që punuam së bashku në këto 1.5 vite. Ishte kënaqësi, kam njohur kaq shumë futbollistë të mirë, por më e rëndësishmja djem të mrekullueshëm, të cilët ishin si një familje për mua. Ne sakrifikuam dhe luftuam për secilin gjatë gjithë kësaj kohe dhe unë iu uroj të gjithëve çdo të mirë në të ardhmen.

Falënderoj të gjithë trajnerët, punëtorët personalë dhe ata që ishin në klub. Dua të falënderoj edhe tifozët që na mbështetën gjithmonë, në momente të mira dhe të këqija.

Nuk ishte dëshira ime të largohesha nga skuadra, por për shkak të disa keqkuptimeve me klubin ishte e nevojshme të levizja dhe shpresoj të jetë më e mira për të dyja palët. Faleminderit të gjithëve nga zemra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat