Interi me sytë nga kreu

Futboll

Interi me sytë nga kreu

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:51
Eriksen

Ndërsa po pret ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Coppa Italia” kundër Juventusit, Interi duhet të sfidojë Benevento, me shikimin nga kreu i renditjes. Vazhdon dueli në distancë me Milanin, të cilin e likujdoi nga Kupa e Italisë gjatë javës. Goli i suksesit mbajti firmën e Christian Eriksen.

Danezi, i cili ishte vendimtar me atë goditje të lirë në minutën e 97-të, do të ketë shansin e madh sot, të luajë nga minuta e parë. Në një pozicion pothuajse të paparë, në “dhomën e kontrollit”, në vend të Brozovic. Në anët e tij, Barella dhe Gagliardini mbeten të paprekshëm, duke e lejuar Vidal të marrë pak frymë. Në pjesën e jashtme, Conte vendos dy “turbo”: Hakimi në të djathtë dhe Perisic në të majtë.

Ndërkohë, sulmi mbetet në këmbët e Lautaro Martinez dhe Lukaku, me belgun që do t’i humbasë 90 minutat e para me Juventusin (në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë), për shkak të skualifikimit, pas kartonit të verdhë në derbi, ku u “përlesh” kokë më kokë me Ibrahimovic. Lajme të reja edhe në mbrojtje, ku kthehet Bastoni dhe pushon de Vrij. Ranocchia luan në vend të hollandezit, me Skriniar që kompleton treshen përpara Handanovic.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Perisic; Lukaku, Lautaro Martinez.
BENEVENTO (4-3-2-1): Montipò; Depaoli, Glik, Caldirola, Barba; Hetemaj, Viola, Ionita; Improta, Caprari; Lapadula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat