Dinamo Zagreb nuk u ndahet shqiptarëve

Futboll

Dinamo Zagreb nuk u ndahet shqiptarëve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:33
Dinamo Zagreb nuk u ndahet shqiptarëve

Armando Dobra mund të ndryshojë skuadër dhe t’i bashkohet gjigantëve kroatë të Dinamo Zagreb. Kampionët e Kroacisë po e vëzhgojnë sulmuesin e Shqipërisë U21, sikurse raporton TWTD.

Dobra po shikohet me kujdes dhe gjasat janë që në verë Dinamo të tentojë transferimin e numrit 10 të Ipsich Town, i cili para pak ditësh me ekipin U23 i shënoi dy gola Colchester.

Bolton është interesuar gjatë kësaj merkatoje, kurse më parë është raportuar se Atalanta, Southampton dhe Dynamo Kyiv kanë shfaqur interes.

Për ofertë konkrete në skenë ka dalë Brighton, që thuhet se ka ofruar 350 mijë sterlina për Dobrën, por Ipsëich Town nuk ka rënë për ta shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat