Bayerni nga Munihu importon tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Augesburgun, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga I.
Në minutën e 13-të, Robert Lewandowski, u tregua i saktë nga penalltia, duke i siguruar fitoren bavarezëve.
Në minutën e 76-të, Finnbogason dështon nga penalltia, duke e qëlluar shtyllën e djathtë të poshtme, fat i madh për Bayernin.
Bayerni kryeson me 39 pikë, ka 4 më shumë se RB Leipzig, që zë vendin e dytë dhe Augsburg është në pozitën e 12-të me 19 sosh.