Ahmataj do të ketë në dispozicion edhe futbollistin që ka bërë karrierë në Suedi, Skënderbeu i plotë ndaj Laçit!
Skënderbeu shkon i plotë drejt Laçit, duke mos pasur asnjë mungesë.
Në Korçë është rikthyer edhe qendërmbrojtësi Mërgim Shala, për të cilin pitshmëritë nga stafi teknik dhe drejtuesit janë të mëdha.
Lojtari kosovar që ka bërë karrierë në Suedi e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe gjasat janë që javën e ardhshme të jetë gati. Ndërkohë, në mbrojtje si titullar do të rikthehet Qaqi, ndërsa një mes Bajramit dhe Sadriut do të ulet në stol.