Para sfidës së madhe Liverpool-Manchester Utd

Futboll

Para sfidës së madhe Liverpool-Manchester Utd

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:39
Para sfidës së madhe Liverpool-Manchester Utd

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencë për shtyp para super sfidës kundër Liverpool në kampionat, që luhet të dielën në orën 17.30. 

“Je gjithmonë i emocionuar kur përballesh me skuadra të kësaj cilësie.

Të luash në Anfield është gjithmonë një sfidë e bukur, pres me padurim që të vijë e diela”, ka thënë norvegjezi.

“Vendi i parë në renditje? Nuk fiton gjë nëse je i pari në janar, nuk meritojmë përgëzime. Gjëja që ka rëndësi me të vërtetë është ku do të jemi në fund të sezonit”.

“Titulli? Ambicia jonë sot është të fitojmë çdo ndeshje, duke përfshirë atë kundër Liverpool-it. Po bëjmë mirë, jemi në rrugën e duhur, dhe të dielën do të kemi një tjetër ndeshje të bukur për të kuptuar më mirë se çfarë skuadre jemi me të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat