Kupa e Italisë/ Super Etrit Berisha, Spal kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Kupa e Italisë/ Super Etrit Berisha, Spal kualifikohet në çerekfinale

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:37
Etrit Berisha

Skuadra e Spal, që militon në Serinë B italiane,  ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Bardheblutë mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Sassuolo-s, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 në Kupën e Italisë.

Golat për ekipin e Spal u shënuan nga Missiroli (49) dhe Dickmann (58). Paraqitje dinjitoze zhvilloi edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit, falë disa pritjeve të kryera.

Spal do përballet me Juventusin në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat