Arsenali kërkon fitoren e katërt radhazi në kampionat ndaj Crystal Palace, formacionet zyrtare

Futboll

Arsenali kërkon fitoren e katërt radhazi në kampionat ndaj Crystal Palace, formacionet zyrtare

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:17
Ilustrim

Arsenali ka rikthyer formën e mirë, ku për herë të parë këtë edicion ka marrë tri fitore radhazi.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta do të përballet me Crystal Palace në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

Topçinjtë duan që të vazhdojnë me rezultate të mira dhe synimi i tyre është të triumfojnë edhe në derbin e Londrës.

Në anën tjetër Crystal Palace në këtë takim vije pas fitores 2-0 ndaj Sheffield United.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është titullar në këtë sfidë për Arsenalin, teksa Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Arsenal: Leno, Bellerin, David Luiz, Holding, Maitland-Niles, Xhaka, Ceballos, Saka, Smith Rowe, Aubameyang, Lacazette.

Crystal Palace: Guaita, Ward, Tomkins, Kouyate, Mitchell, Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze, Benteke, Zaha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat