Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Futboll

Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:35
Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit

Emri i Paulo Dybalas  mbetet ndër më të lakuarit në tregun e futbollistëve për shkak të situatës së paqartë tek Juventusi. Fakti që ende nuk ka diçka serioze për rinovimimin e kontratës me bardhezinjtë do të thotë se mundësia që ai të ndryshojë skuadër është e madhe,

Siç raportohet nga disa medie franceze, sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1993, është objektivi numër një i trajnerit të ri të PSG-së,  Mauricio Pochettino, i cili e kërkoi me ngulm “Joya”-n edhe kur drejtonte Tottenhamin (në verën e vitit 2019).

Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t’i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milionë eurosh në sezon, por klubi parizien mund t’i ofrojë lojtarit 15 milionë euro neto, një shifër që bardhezinjtë as që mund t’i afrohen.

Pas operacionit është drejtuesi i parizienëve, Leonardo, i cili, në rast të largimit të mundshëm të një mes Neymarit dhe Mbappésë, do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh për Dybalan. Shumë e vogël kjo pak për Juven, që e vlerëson argjentinasin rreth 80 milionë.

Bardhezinjtë, gjithsesi, në varësi që qëndrimit të futbollistit, mund të pranojnë ta shesin për 70 milionë. Këtë shumë “Zonja e Vjetër” mund ta përdorë për të kthyer në Torino Paul Pogbanë, që pritet të largohet në verë nga Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat