Fuqia e një klubi si PSG!

Futboll

Fuqia e një klubi si PSG!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:44
Fuqia e një klubi si PSG!

PSG është klubi që ka prishur konkurrencën në Francë me investimet e bëra në skuadër. Megjithëse nuk po arrijnë që të fitojnë trofeun e “Champions League”, PSG zgjedh që të ngushëllohet gjithmonë me kompeticionet në Francë. Gjatë mbrëmjes së djeshme mbërriti edhe triumfi në Supërkupë teksa mposhti Marsejën në rezultatin 2-1.

Ikardi do të shënonte në pjesën e parë, ndërsa Nejmar nuk do të gabonte nga pika e bardhë për të dyfishuar shifrat kur takimi po shkonte drejt fundit.

Payet kërkoi që të rihapte historinë e mbyllur në minutën e 89, duke bërë që realizimi i tij t’i shërbejë vetëm statistikave.

Vërtet interesant është fakti se ky ishte titulli i parë që ka fituar në karrierën e tij trajneri i ri i PSG-së, Pochetino. Pavarësisht shumë fitoreve dhe ngritjes që i bëri Totenhemit, duke shkëlqyer edhe pa ndërhyrje në merkato, Pochetino nuk kishte arritur ende që të kurorëzohej.

Por festa e parë në karrierë ka ardhur vetëm 11 ditë pasi mori PSG, teksa do të zëvendësonte Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat