Kean mbetet te PSG? Ancelotti bën të qartë situatën

Futboll

Kean mbetet te PSG? Ancelotti bën të qartë situatën

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:10
Kean mbetet te PSG? Ancelotti bën të qartë situatën

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se sulmuesi Moise Kean do rikthehet në qershor, por nëse dëshiron të mbetet të PSG-ja, atëherë dy klubet do bisedojnë.

Kean u huazua në tetor të "Parisienët", por italiani dëshiron të kompletojë transferimin në fund të edicionit.

Ancelotti ka lavdëruar Kean dhe i ka hapur derën të rikthehet, mirëpo vetëm nëse ky i fundit ka dëshirë.

"Është duke kaluar eksperiencë shumë të mirë të PSG-ja. Është duke shënuar gola, ka treguar kualitetin. Është lojtari ynë dhe do rikthehet në qershor".

"Gjithmonë duhet të marrim në konsideratë çfarë lojtari mendon sepse është njeri. Nëse dëshiron të rikthehet, jemi të lumtur ta kemi në skuadër, nëse dëshiron të qëndrojë të PSG-ja, ne duhet të bisedojmë me klubin".

"Nuk dua që një lojtar që nuk është i lumtur të rikthehet. Nëse lojtari ynë dëshiron të vijë, atëherë është i mirëpritur", deklaroi ai.

Kean ka shënuar 13 gola në 22 paraqitje këtë edicion dhe thuhet se Everton kërkon 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat