Capello: Conte nuk ka arsye për të kërkuar blerje të reja

Futboll

Capello: Conte nuk ka arsye për të kërkuar blerje të reja

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:39
Capello: Conte nuk ka arsye për të kërkuar blerje të reja

Trajneri i Interit, Antonio Conte, nuk ka asnjë arsye për të kërkuar blerje të reja në janar sepse Interi i tij ka skuadër favorite për ta fituar titullin në Serie A këtë sezon, këmbëngul Fabio Capello.

Pas një serie të suksesshme prej tetë fitoreve radhazi, Interi u mund nga Sampdroia dhe më pas u ndal me barazim nga Roma, duke lëshuar pikë në dy ndeshje radhazi së fundmi,.

Por ish-trajneri i Anglisë dhe Juventusit e Milanit, Capello beson se zikaltrit kanë skuadër favorite për t’u shpallur kampionë në fund.

 “Siç kam thënë në fillim të sezonit dhe mund ta konfirmoj këtë tani”, tha Capello kur u pyet nëse Interi është favorit për titull.

“Conte nuk ka arsye për të kërkuar blerje të reja, veçanërisht sepse Interi është eliminuar nga garat evropiane. Çdo trajner do të ishte i lumtur nëse do ta kishte këtë skuadër të Interit dhe mendoj se edhe ai e ka thënë këtë”, shtoi Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat